Deputeti socialist per Qarkun Gjirokaster, njekohesisht dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e Policisë ka folur për mbrojtjen e territorit.

Çuçi ka deklaruar se për territorin tashmë përgjegjëse duhet të jetë Policia, për çdo cm2, veçanërisht për ndërtimet pa leje, krimet mjedisore dhe krimet ndaj pyjeev.

Ai madje ka dhënë një mesazh të qartë për dhunuesit e ligjit, duke theksuar se duhet ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë.

Për Çuçin kësaj here nuk do të ketë më tolerim, pasi për ndërtimet pa leje dënimi shkon deri në 15 vite burg.

”T’a harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Fiksojeni mirë, nuk do ketë më tolerim. Sidomos në periudha të tilla, jemi në prag të sezonit turistik. Rritet vigjilenca jonë, shumëfishohet. Kështu që, besoj se e kemi arritur maturin.’’- tha Çuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu