Nga Bledi Mane

25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi dhe i ngordhën vetëm 5 lopë në Lushnje. Ka rreth 45 ditë ministër rendi Bledi Çuçi dhe i kanë vdekur 30 qytetarë nga aksidentet rrugore në gjithë Shqipërinë…
Situatë e frikshme paraqitet çdo ditë. Mbingarkesa emocionale dhe mentale e pandemisë ka dalë jashtë spitaleve, ka zbritur në rrugë dhe po pasqyrohet në sjelljen e miletit. Mënyra si ngasin makinat, si ecin, si nuk frenojnë dot as para semaforit, as para vijave të bardha ka nevojë për një rregullator të fortë. Polici i trafikut është tkurur, politikat orientuese dhe ndëshkuese të Ministrisë së Rendit janë zbehur, penalizimi i ligjshkelësve tutet pasi konvertohet në vota elektorale dhe Policia e Bledi Çuçit po na shfaqet aq groteske sa as fuqi për të qeshur poshtë maskës nuk kemi dot.
Ja konkretisht, Policia e Bledi Çuçit sapo gjobiti Xhikun pse ecte i vetëm pa maskë më këmbë në lagje me 2 km në orë dhe ra në pusetë se kishte pirë raki por nuk gjobiti Pikun pse ecte me makinë me 180 km në orë, super i dehur me whiskey dhe aksidentoi për vdekje një vajzë të vogël 10 vjeçare…Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu