Ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS Qarku Gjirokaster Bledi Çuçi i ka dërguar një letër ILD-së dhe KLGJ-së lidhur me Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.

Çuçi shprehet në letër se ky gjyqtar, me vendimet e tij po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Sipas ministrit, veprimet e gjyqtarit janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.

Në letër thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime që janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu