Ish-ministri Ylli Manjani, është tallur me entuziazmin e Ministre së Turizmit dhe deputetetes se Qarkut Gjirokaster, Mirela Kumbaro, për turistët e shumë që gjoja po mbushin plazhet e vendit dhe emocionet e tyre aq sa “nuk i përshkruajnë dot, të paimagjinueshme”.

Pak minuta pasi Kumbaro përshëndeti të shtunën që në mëngjes me gëzim në Fb, “mirëmëngjes me çaste nga pushimet e artistëve polakë…që shkruajnë se  ky vend na dha aq shumë emocione të ndryshme sa nuk përshkruhen dot… e keni imagjinuar kështu Shqipërinë”, Manjani ka publikuar një fotografi të plazheve pa pushues me këtë shënim ironik:

“Unë them të këndojë një këngë Mirela, mbase vijnë plazhistët. Jepi Mirela!

“Ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush.

Asnjeri nuk lahet n’det, por në dush.

Thotë nëneja janë krushq, o janë krushq.

Janë krushq nga Greqia, të na rrojë qeveria.”

Kritika kryesore nga qeveria ka qenë mungesa e higjienës në plazhe,  ndotja e madhe e ambientit, ndotja akustike dhe sidomos, çmimet abuzive të të gjitha produkteve.

Image