Nga Prof. Dr. Tritan Shehu-ish minister i shendetesise

Perkeqesimi epidemik serioz ne shume vende si ne Kine etj, eshte “kembane alarmi” per Shqiperine, sepse realitetet teknike ngjasin!

Tashme eshte veshtire te parashikohet, vecanerisht vjeshta.

Ndersa edhe ne shume vende te tjera alarmi po rritet, ne vendin tone vazhdohet te fshihen shifrat reale pa vepruar e pregatitur.

Kjo ndodh tek ne prej Janarit 2020, duke humbur 24 mije jete njerezish, mbi 50 mjeke, shume shendet, 190 M E te paguara nga xhepi i qytetareve etj.

Dhe sot vazhdohet te manipulohet me „zero” vdekje Covid me nen 40 raste te reja ne dite, pozitivitet testimi 2-3%.

Qesharake keto, kur Italia deklaron mezatarisht per nje milion banore 2 vdekje dhe 350 raste te reja diten, me nje pozivitet te testimeve reth 14%.
Ajo eshte me popullesi ne terresi te vaksinuar 85%, me dozen e trete reth 66%, me 33% te vaksinimit te moshes 5-11 vjec, ne fillim te dozes se katert dhe vaksinimit prej 1 vjec.

Asnje profesionist nuk mund gjeje ndonje aresye tjeter te ketyre mega diferencave, pervec fshehjes te shifrave, apo te nje gjendje jashte kontrollit.

Vecanerisht kur akoma neve nuk kemi vaksinuar me dy doza as 50% te popullesise, me tre doza as 9%, shume pak 11-18 vjec, e aspak me poshte.
Nderkaq instiutcionet tona nuk deklarojne asnje strategji as per ata, qe perdoren ato miliona doza te vaksinave te pa certifikuara kineze.

Ngjarjet e tanishme te renda Covid ne Kine mund te ndodhin edhe ne Shqiperi se, shume nga shkaqet e atjeshme jane edhe ne vendin tone:

1-Ne Shanghai ku ka probleme madhore, raportohet se vetem 40% e popullesise mbi 60 vjec eshte vaksinuar me dy doza, per te treten nuk flitet.

Pra nivel vaksinimi eshte shume i ulet, gje qe haset dhe ne Shqiperi.

2-Vaksinimi eshte bere me vaksinat kineze, me efikasitet te pergjithshem te ulet e vecanerisht ineficient ndaj varianteve Omicron.

Ne Shqiperi gjithashtu ne menyren me te pa pergjegjeshme kjo Qeveri ka perdorur miliona doza te tilla vaksinash te pacertifikuara dhe tashti hesht.
Nje gjendje e epidemiologjike e ngjashme takohet edhe ne Afriken e Jugut me nivel vaksinimi 36%, konfuzion llojesh vaksinash, kur aty ka filluar vjeshta.

Ndersa dhe vendet me nivel vaksinimi shume te larte duke komunikuar te dhenat reale, shqetesohen per muajt qe do te vijne e po shpalosin strategji.

Ne Tirane dhe atij “komiteti”, qe pilotohej i ka “humbur vula”, shterpesi!
Fatkeqesisht sic duket, akoma nuk e kane kuptuar se metoda e “strucit” per te fshehur realitetin paguhet shume rende, por e verteta tragjike del me tej.
Ne Itali prokuroria ka filluar hetime te plota per tragjedine e muajve te pare te epidemise.
Ndersa ne Shqiperi…