Ka qene vdekja e një inxhinieri nga koronavirusi i ri, dy muaj pasi kishte dalë nga spitali, qe ka risjellë në vëmendje atë që shkencëtarët kanë nisur ta quajnë ‘Covid-i i gjatë’.

Sipas BBC, personat më të rrezikuar nga ‘Covid-i i gjatë’ janë të moshuarit dhe ata që kanë shfaqur shumë simptoma fillestare të sëmundjes.

Studimi i publikuar nga BBC përllogarit se një në 10 persona janë të sëmurë për të paktën tetë javë. Po ashtu studimi thekson se femrat, personat mbipeshë dhe ata që janë me astmë rrezikojnë më shumë.

Qëllimi i këtij studimi është që të krijojë një sistem paralajmërimi për të identifikuar personat që kanë nevojë për kujdes ekstra.

Covid-19 është një sëmundje që prek organet e të gjithë trupit.

Personat që kanë jo vetëm kollë, por edhe lodhje, dhimbje kokoë, diarre, humbje të shijes dhe aromës, janë më të rrezikuar nga ‘Covid-i i gjatë’.

Moshat mbi 50 vjeç dhe kryesisht femrat janë më të ekspozuara.

Në Britani, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor ka ndarë 10 milionë sterlina për të kuptuar më mirë efektet e ‘Covid-it të gjatë’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu