Sot eshte shenuar shifra më e larte e infektimeve me coronavirus sa i perket koheve te fundit.

Keshtu, sipas buletinit te Ministrise se Shendetesise, gjate 24 oreve te fundit ne vendin tone jane regjistruar me covid-19:

143 raste në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Ajo ç’ka konsiderohet pozitive ne situaten ne fjale eshte, se gjate 24 oreve te fundit asnje qytetar i infektuar me covid-19 nuk ka humbur jeten.