Në një lidhje për RTV Ora, ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht mjek, Tritan Shehu, foli lidhur me situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ai foli për dështimet e instancave në manaxhimin e situatës dhe marrjen e vendimeve. Kyç për të është numri i ulët i testimeve.

Shehu: Numri i testimeve është absolutisht i pamjaftueshëm. Jemi vendi i vetëm i botës që kemi numrin më të ulët të testimeve, duke pasur nivele me ato të Afrikës. Për të pasur një ide të qartë të situatës, duhen patur të paktën 2500 testime në ditë. E kam fjalën për testimet gratis. Mund të shkojë edhe deri në 10 mijë në ditë, për shkak të numrit të madh të kontaminimeve edhe për shkak të pozitivitetit të lartë.

Sot kemi një pozitivitet që shkon në 30-40%. Është shumë e lartë, është e papranueshme. Tregon që diçka e madhe nuk shkon. Ka mundësi për të bërë më shumë testime. Ju shikoni çfarë ndodh në vendet e tjera. Nuk shkoj larg, përshembull në Greqi. Numri i testimeve është të paktën 2 herë më i lartë se tek ne. Bëjnë thirrje hajde testohuni gratis. Tek ne duhet të presë ditë të tëra sa është i sëmurë, në shtëpi. Dhe pastaj ditë të tjera deri sat ë dalë rezultati. Përfundimi, rëndimi i pacientit, komplikacione të rënda, domosdoshmëri për t’u shtruar në spital. Pra ne rëndojmë spitalin më shumë se çduhet.

Ne rrezikojmë shëndetin e njerëzve. Rrezikojmë jetën e njerëzve. Dhe rrezikojmë edhe kosto në fund të fundit. Nëse testimet bëhen ashtu siç duhet, nëse do të futet mjeku i familjes në lojë, duhet të jetë ai që duhet të bëjë testimet dhe pediatri ambulator, të jeni të bindur që gjithçka do të shkojë më mirë. Lënia jashtë loje e mjekut të familjes në gjithë këtë situatë, për Shehun është një tjetër gabim i madh i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa fton këtë institucion të fusë në lojë edhe spitalet rajonalë.

Shehu: Mjeku i familjes është lënë krej i pambrojtur, i papajisur, ne kemi edhe pjesën më të madhe spitalore bosh. Dëgjova në parlament dje që minstrja tha do të zgjedhim kë do të trajtojmë dhe kë jo. E kuptoni sa cinike është kjo, është shumë shumë cinike një gjë e tillë. Është absolutisht të pranosh që ti ke pranuar kolapsin e plotë shëndetësor. Ne kemi edhe spitalet rajonalë që mund të aktivizohen. Pse rrinë bosh ato spitale, pse tentojnë të centralizohen në Tiranë. Për të mos folur këtu për shërbimet e Reaminacionit, kemi humbje të madhe jetësh aty. Shumë më tepër se çjanë statistikat dhe numrat krahasues me vendet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu