Sapo eshte marre vendimi per mbylljen e shkolles 9 vjecare ne qytetin e Gjirokastres ”Koto Hoxhi”.

Stafi mesimor ne kete shkolle ka rezultuar me Covid 19 cka ka shtyre ISHSH dhe NJVKSH te pezulloje aktivitetin mesimor per te nente ciklet.

Sipas njoftimit të dhënë nga drejtoria e shkollës, shkak është bere situata e rëndë pandemike, që ka prekur një pjesë të mirë të mësueseve të shkollës.

Mësimi do të zhvillohet online sipas orarit 8:00- 13:30.

“Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin.

Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid – 19.

Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen.

Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.

Mesimi do te rifilloje sapo situata te stabilizohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu