Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, të Nisida Tufës, foli mbi zgjatjen e imunitetit tek personat që e kanë bërë vaksinën anti-COVID, por edhe nëse fëmijët, duhet t’i nënshtrohen këtij procesi.

Sipas mjekut, është e paqartë se sa zgjat imuniteti, e shtoi, se aktualisht janë duke u kryer studime.

Nga krahu tjetër, këshilla e tij, është që fëmijët të mos vaksinohen, pasi risku që ata të kalojnë në fatalitet është tepër i ulët.

Nga të gjitha njohuritë, ata që janë vaksinuar, derisa zgjat imuniteti?

Ilir Alimehmeti: Kësaj pyetje shumë veta duan t’i japin përgjigje. Kjo datë nuk është gjetur, nuk duket e nevojshme doza e tretë. Në Izrael, personat që po riinfektohen nuk kanë shfaqur simptoma të rënda. Duhet diskutuar te vaksina kineze, duhet pritur studimi.

Vitin e kaluar, kishim rënie të infektimeve në verë, përsëri është frika. Do të kemi shpërthim tjetër në vjeshtë?

Ilir Alimehmeti: Do të kemi rritje rastesh. Ka disa të panjohura sa do të jetë kjo dallgë. Nuk do të jetë aq e lartë sa viti i kaluar, por do të jetë më i ulët. Duhet të dimë për të llogaritur, se çfarë variantesh do të ketë në qarkullim, sa është përqindja e personave që e kanë kaluar dhe sa do të jetë efekti i vaksinave dhe sa efektive janë ndaj varainteve të reja.

A duhet vaksinohen fëmijët?

Ilir Alimehmeti: Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta.

Ata që e kanë kaluar, çfarë pasojash lë COVID-i?

Ilir Alimehmeti: Janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Ajo që i shqetëson më shumë, problemet në frymëmarrje janë të shumta, shqetësim ka qenë dhe shija e nuhatja dhe disa probleme me memorien, kujtesën, edhe këto të rikthyeshme, por duhen kohë. Shumica prej tyre janë të rikuperueshme.

A ka pasur forma alergjike COVID-i, pasqyrimi me puçrra në pjesë të ndryshme të trupit?

Ilir Alimehmeti: Po, nuk mund ta quajmë alergjike, por si çdo virozë jep alergji në lëkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu