Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë nje  konference shtypi kane bërë të ditur se procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave ‘AstraZeneca’ dhe ‘Pfizer’.

Vatia ka vënë në dukje se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologen e tij, Orgeta Manastirliu, e cila i ka premtuar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, atëherë një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës për vaksinimin e mësimdhënësve.

‘Dozat e vaksinave ‘AstraZeneca’ dhe ‘Pfizer’ janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me ‘Sinovac’, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi.

Ministrja Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën’, ka thënë Vitia.

Gjithshtu ministri Vitia ka thënë se janë duke pritur ardhjen e 76 mijë vaksinave nga programi COVAX, gjithashtu edhe ndihmat nga Komisioni Evropian, si dhe zbuloi se kanë marrë konfirmim edhe nga disa kompani të tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovës, por detajet mund të dëmtojnë konfidencialitetin e bisedimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu