Komiteti Teknik i Ekspertëve analizoi situatën e dy javëve të fundit të pandemisë në vendin tonë dhe vendosi:

Te lihen në fuqi masat e kufizimeve nga ora 22:00-06:00, mbetet kufizimi për pezullimin e aktiteve të bareve dhe restoranteve 22:00-06:00, lejohet vetëm shërbimi në banesa.

Do të lejohen të dalin pas kësaj orare edhe ata që janë në punë, duke u pajisur me leje te e-Albania.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në dy javët e fundit ka një rritje të incidencës. Sipas saj, rritja e rasteve të reja ka ardhur edhe prej festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

Ndërkohë, do të jenë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe deri në datën 1 shkurt.

Ndërkohë, mësimi në universitete do të vijojë edhe për dy javë të tjera. Në datën 1 shkurt, Komiteti i Ekspertëve do të ketë analizimin e radhës të situatës pandemike, kur edhe pritet të ketë një lehtësim të masve aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu