Ne ishullin mbreteror te Britanise se Madhe po përhapet shpejtesi te frikshme varianti i indian i virusit.

Si pasoje e kesaj gjendjeje, Gjermania duke filluar prej dites se sotme e shpall si zonë të variantit të virusit.

Instituti Robert Koch, RKI ka bere me dije se: Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit.

Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani.

Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani.

Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu