Nga Gramoz Braho

Të dashur miq!

Duke ju drejtuar ju dhe njëkohësisht dhe institucioneve përkatëse për situatën në vazhdim.

Si qytetar Gjirokastrit, si përfaqësues politik më duhet të shpreh shqetësimin tim lidhur me situatën e krijuar nga COVID – 19.

1. Gjirokastra ka qënë nga “Kështjellat e Fundit” që i është dorëzuar virusit në Shqipëri. Ky fakt ka qënë avantazh që asnjëherë nuk u përdor nga institucionet shtetërorë, aq më pak nga pushteti lokal i cili për mendimin tonë është përgjegjës kryesor për mos ndërgjësimin civil ndaj zbatimit të protokolleve dhe kjo shihet qartë dhe nga aktivitet që kanë kryer gjatë kësaj kohe.

2. Qeveria pasi mbaroi hallet e menaxhimit të zgjedhjeve po kujtohet të qajë hallin e qytetarëve për rritjen e numrit të të prekurve nga COVID – 19, ku me sa duket virusi qenka kthyer nga “pushimet verore”!!

3. Masat e vendosura nga ana e qeverisë i vlerësojmë, por kemi disa pikëpyetje që mendojmë se do krijojë një abuzim në masë ndaj qytetarëve. Gjobat e vendosura do krijojnë një barrë shumë të rrëndë ndaj shtresave në nevojë të cilat do të mjaftonte një gjobë për ti kthyer në debitorë të vazhdueshëm ndaj OSHEE dhe kjo do të sillte ndërprerjen e energjisë elektrike.

4. Ka menduar pushteti lokal se, një familje e cila trajtohet me ndihmë ekonomike nuk ka mundësi të sigurojë plotësimin e kushteve minimale jetike dhe ska mundësi pêr blerjen e maskave, ka menduar Bashkia çfarë pasojash do sillte kjo për këtë familje?

5. Meqënëse nga ana e OSHEE qytetarët kanë patur ” shansin” të mbifaturimit dhe ankesa është bërë pasi është paguar fatura mujore, si mund të sigurohen qytetarët se nuk do ketë abuzime me këto gjoba???

6. Ne do monitorojmë situatën duke qënë në kontakt me këdo që na kontakton sepse do mbështesim çdo person që na drejtohet pêr të qënë zëri i tyre!

Thirrje pushtetit lokal, Bashkisë, Prefektit, Qarkut Gjirokastër, Deputetëve, lerini filmat televiziv, ju që flisni me maskë dhe pa maskë mbi karrigen e pushtetit, kushtojini pak vëmendje situatës sepse virusi është kthyer nga “Pushimet”

Të nderuar qytetar ne do jemi në çdo kohë zëri juaj jo vetëm për zgjedhje, thirrje për këdo Partia për Europianizim dhe Integrim do jetë në krahun tuaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu