Kina ka nisur eksperimentimin mbi minjtë, për të parën vaksinë të mundshme kundër coronavirusit “2019-nCoV”. Lajmi është përcjellë nga agjencia kineze “Xinhua”, duke cituar mediat lokale.

“Disa kampionë të vaksinës së mundshme u injektuan një ditë më parë në 100 minj. Testet te kafshët bëhen në një fazë tepër të avancuar të zhvillimit të vaksinës. Duhen bërë ende disa hapa përpara se të jetë gati për t’u injektuar te njerëzit”.

Ky virus ka vrarë 910 njerëz dhe ka infektuar mbi 40 mijë në mbarë globin. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë, por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infektuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu