Anthony Fauci, këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë bëri sot një pohim tronditës.

Fauci u tha ligjvënësve amerikanë se Instituti Kombëtar i Shëndetit në Sh.B.A ka financuar Institutin e Virologjisë në Wuhan me 600,000 dollarë për një periudhë pesë-vjeçare për të studiuar nëse koronavirusët e shpellave mund të infektojnë njerëzit.

Nderkohe qe dhurimi prej 600,000 dollarësh nga NIAID (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive) është bërë për organizatën Aleanca EcoHealth, e cila nga ana e saj pagoi Institutin Wuhan e Virologjisë për një “bashkëpunim me shkencëtarë kinezë shumë të respektuar, të cilët janë autoritete botërore në koronavirus” për të ekzaminuar rrezikun e transmetimit të koronavirusit të lakuriqëve të natës tek njerëzit.

Ai tha se interesi i amerikanëve për këtë temë filloi kur epidemia e SARS shpërtheu gati dy dekada më parë.

“Ne ishim shumë të frikësuar me SARS-CoV-1 në 2002-2003, ku ky virus i veçantë u transmetua nga një lakuriq nate, duke shkaktuar një epidemi që rezultoi në 8,000 raste dhe afro 800 vdekje”, tha Fauci.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu