Ministri i Shëndetësisë së Italisë ka bërë të ditur se është gjetur mënyra për të izoluar virusin “Cornavirus”. Lajmi është bërë me dije nga ministri i shëndetësisë italiane.

Mjekët e spitalit në Romë kanë arritur të izolojnë kronavirusin, përgjegjës për vdekjen e mbi 300 personave deri më tani.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, i cili tha se ky zbulim do të jetë në funksion të gjetjes së vaksinës. “ Do të vihet në dispozicion për bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Një rekord i shkëlqyer italian, në më oak se 48 orë pas diagnostikimit të dy pacientëve të parë. Virologët arritën të izolojnë virusin”, tha ai.

Të izolosh virusin do të thotë shumë mundësi që të jesh në gjendje ta studiosh atë, të kuptosh dhe verifikosh më mirë se çfarë mund të bëhet për të bllokuar përhapjen“, theksoi ministri, ndërsa “provat” sipas tij do t’i jepen gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe drejtori i institutit shkencor “Spallanzani”, Giuseppe Ippolito tha se tani do të jetë më e lehtë për të gjetur një vaksinë. “Italia bëhet partneri referues për këtë studim”, tha ai.

Teksa vjen ky lajm pozitiv, zyrtarët kinezë në provincën qendrore Hubei, bënë të ditur se të paktën 304 persona kanë vdekur dhe më shumë se 14,000 rezultojnë të infektuar nga koronavirusi. Të dielën u njoftua rasti i parë i vdekjes jashtë Kinës, në Filipine.

Australia, Japonia dhe Singapori kanë njoftuar kontrolle të rrepta ndaj të udhëtarëve të huaj, të cilët kanë qenë kohët e fundit në Kinë. SHBA njoftoi më herët kufizime të ngjashme dhe shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore. Masa të ngjashme ka njoftuar edhe Izraeli, Malajzia, Mongolia dhe Filipinet.

Tajvani gjithashtu njoftoi kufizime të fluturimeve të shtunën. Të shtunën, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper miratoi një kërkesë të Departamentit të Shëndetit dhe  Shërbimeve Njerëzore për të ndihmuar në strehimin e 1 mijë personave që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe që duhet të vendosen në karantinë pas mbërritjes në SHBA./ Opinion.al

Lexoni artikullin Italisht:

https://www.ilfattoquotidiano.it/2020/02/02/coronavirus-isolato-per-la-prima-volta-in-europa-allo-spallanzani-ecco-perche-e-importante/5692945/?utm_campaign=scienza&utm_medium=twitter&utm_source=twitter

Coronavirus isolato per la prima volta in Europa allo Spallanzani: ecco perché è un passaggio decisivo per diagnosi e cura

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu