Ditën e sotme janë shpërndarë çmimet Nobel për vitin 2019 në Fiziologji ose Mjekësi. Çmimi i madh i është dhënë treshes së shkencëtarëve britaniko-amerikanë: William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza për studimin e tyre se si qelizat njerëzore reagojnë ndaj ndryshimit të niveleve të oksigjenit.

Duke shpallur çmimin në Institutin Karolinska në Stokholm të hënën, komiteti i Nobel tha se zbulimet e treshes i kanë hapur rrugën “premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”. Laureatët e Mjekësisë së 2019, shtoi Komiteti i këtij çmimi, kanë identifikuar makinerinë molekulare që rregullojëveprimtarinë e geneve, në përgjigje të niveleve të ndryshueshme të oksigjenit.View image on Twitter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu