E tmerrshme ta mendosh, por kur gafa të tilla i bën edhe një kryetare bashkie, atëherë mund të thuhet pa frikë se injoranca ka zënë vend në zyrat e institucioneve shqiptare.

Teksa ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, kryebashkiakja tha se jemi të kanqur edhe me 50 viktima. Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.

Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo asesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.

Ndërsa duhet të ishte në krye të punëve dhe në menaxhimin e situatës së banorëve të saj, duke se Sako nuk u ka dalë për zot punëve.

Por, mesa duket nuk e menaxhon veten as kur duhet të japë një informacion për qindra njerëz që presin me sytë nga bashkia dhe qeveria për një strehë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu