Po vleresohen ne Gjykaten e Apelit ne Gjirokaster masat e arrestit te dhena nga Gjykata e Permetit me 1 mars per 31 personat e arrestuar ne fund te muajit shkurt ne operacionin e madh policor ku mes te cileve figuronte edhe pronari i UET Henri Çili.

Sot per shkak te situates nga Coronavirus, seancat per cdo te pandehur jane zhvilluar individuale dhe jo ne grup cka po vonon procesin. Gjithsej ne Gjykaten e Apelit te Gjirokastres kane mberritur 13 te arrestuar, ndersa pjesa e ngelur do t’i perfaqesojne avokatet mbrojtes. Kryesues i seances se sotme gjyqesore eshte Artan Banushi ndersa prokuror Gjon Fusha.

Nje pjese e ankiminit e vendimeve te shkalles se pare te Permetit e ka kerkuar kryeprokurori i Permetit Asllani Bajrami mes te cileve edhe ankimimi per Henri Çilin. Vendimi i Apelit per te gjithe personat pritet te jepet pas 2 oreve.

Me 1 mars Gjykata e Permetit la ne burg: Amarildo Aliko, Eraldjan Hodo, Xhevair Sejati, Neuland Miçi, Skënder Toska, Armando Hajdinaj, Sidi Ramaj, Erment Beqaraj, Askerd Malke, Elidon Alikollari, Ervin Çela, Antonio Hasa, Adriatik Brakaj, Aristidh Çoli, Klea Pëllumbi dhe Kladi Dervishi. Ndersa me detyrim paraqitje vendosi per: Henri Çili, Shpresa Gjocaj, Liko Jazi, Renato Toska, Kejsi Meço, Edmond Xaka, Kristina Bashi, Lisandër Alikollari, Entilon Kamberaj, Abaz Dani (Mesi), Daniel Yzeiraj. Si dhe me arrest shtëpie Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu