Parisi zyrtar ka përgatitur një dokument prej gjashtë faqesh, që ka qarkulluar këto ditë në duart e diplomatëve të BE në Bruksel.

Pasi Franca vendosi veton ndaj nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti francez Emmanuel Macron ka përgatitur dokumentin informal që do diskutohet të martën.

Lajmi i mirë është se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE.

Por ideja e ‘asociimit gradual’ parashikon një rrugë më të gjatë dhe të vështirë drejt BE-së.

Mediat në Bruksel thonë se edhe Holanda mund ta mbështesë këtë dokument.

Cili ësht qëllimi i tij? Në thelb, dokumenti francez parashikon se sundimi i ligjit duhet të udhëheqë procesin e negociatave.

Një diplomat tha se dokumenti është një karrotë, e lidhur në një shkop shumë të gjatë.

Me pak fjalë, një vend duhet të miratojë 35 kapituj përpara se të anëtarësohet. Parisi thotë se këto kapituj duhet të ndahen në shtatë faza. Kalimi në fazën tjetër do të bëhet pasi vendi kandidat, jo vetëm të ketë miratuar legjislacionin e nevojshëm, por edhe ta zbatojë në mënyrë korrekte në praktikë.

Parisi kërkon kushte strikte dhe të verifikueshme për të vlerësuar nëse një vend kandidat po bën me të vërtetë atë që i është kërkuar.

Si një ‘shkop’ mbi kokë, Parisi sugjeron se nëse një vend nuk i përmbahet kësaj skeme, negociatat mund të ngrijnë, madje të kthehen mbrapa.

Franca kërkon që buxheti për vendet kandidate të rritet ndjeshëm për të mbajtur të motivuar qytetarët e këtyre vendeve.

Nuk dihet nëse kjo skemë do aplikohet edhe për vendet që i kanë nisur negociatat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu