Franca ka propozuar që të organizohet në Paris konferenca e mbledhjes së donacioneve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ashtu siç raporton Dojçe Vele, qeveria shqiptare akoma nuk është shprehur për këtë ofertë, edhe pse duhej të ishte e para që do e pranonte sepse në këto ditë të zeza, kjo ofertë do ishte shumë e mirëpritur.

Normalisht ekziston mundësia që kryeministri Edi Rama ta pranojë këtë ofertë të Parisit, megjithatë hezitimi i këtyre orëve fsheh nga pas diçka tjetër.

Në Londër, aty ku e bëri deklaratën se është gati për të mbajtur konferencën e donatorëve për Shqipërinë, presidenti francez Emmanuel Macron këmbënguli sërish se nuk ka ndërmend të pranojë nisjen e negociatave me Shqipërinë pa reformë të thellë të procedurave të anëtarësimit.

Ekspertët shohin te ky qëndrim i Macron sinjale të qarta se ai i do shqiptarët dhe nuk e ka personale me ta.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama është munduar që ta shesë ndryshe dështimin e tij për nisjen e negociatave. Mediat rreth tij kanë shënjestruar presidentin Macron jo rrallë, madje kjo u duk edhe në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

Megjithatë Macron edhe në një rast tjetër, kur ai foli për revistën ‘Economist’, la të kuptohej se kishte mbajtur krahun e shqiptarëve. Ai tha se nuk pranoi poshtërimin e Shqipërisë duke e ndarë me Maqedoninë e Veriut sepse gjysma e shteteve të BE-së ishin kundër Tiranës. Macron tha se nuk e bëri këtë sepse e dinte se shqiptarët do ndjeheshin keq kudo që janë në botë.

Në të dy rastet, për ekspertët, Macron po tregon qartë se është në krah të qytetarëve shqiptarë. Atëherë problemi ngelet tek qeverisja e vendit.

A është kjo arsyeja se përse po heziton Tirana? A druhet Edi Rama se njerëzit do e kuptojnë akoma më qartë se Macron nuk e ka me ta, por me atë? Analiza duket e thjeshtë, gjërat e tjera do sqarohen në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu