Me ardhjen e dimrit vijnë dhe temperaturat e ftohta dhe ngricat.

Me këto temperatura, çdo njeri nga ne duhet të informohet për simptomat që krijohen, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta.

Lëkura e ashpër është një e tillë, problem që haset nga shumica e qytetarëve.

Skuqje dhe Pezmatim i Lëkurës

Moti zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën. Nëse një prej prej tyre skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare. Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e Shpimit dhe Pickimit

Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet. Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit. Duhet të bëni kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i Lëkurës

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj. Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli. Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Si Të Ngroheni Në Mënyrën e Duhur

Zonat e prekura duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes. Ndaj kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur.

Si Të Parandaloni 

Vishuni ngrohtë dhe me rroba pambuku dhe mbrohuni nga koka tek këmbët. Dehidratimi rrit rrezikun ndaj pini ujë përpara se të dilni jashtë shtëpisë. Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkol. Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje. Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin.