Autoritetet greke ne Kakavije prej oreve te nates se neserme, nuk do te lejojne qarkullimin e mjeteve, apo dhe te cdo kembesori drejt Greqise permes Pikes Kufitare te Kakavijes.

Burime te besueshme konfirmojne per Jugulajm.net, se kjo nyje kufitare nga pala greke nuk do te funksionoje nga neser e ne ditet vijuese prej ores 22:00-06:00.

Qarkullimi per ne Greqi do te jete funksional vetem prej ores 06:00-22:00, pasi ne kete orar do te kete edhe kontrolle shendetesore te shoqeruara me testime per Covid 19.

Karantina per cdo depertim te shtetasve shqiptare qe do tu lejohet hyrja per ne Greqi prej dates 16 gusht e ne vijim, do te jete e detyrueshme per 7 dite.

Kjo vlen vetem per ata shqiptare qe do te perdorin Piken e Kalimit Kufitar te Kakavijes.

Keto masa te rrepta sigurie jane ndermarre sot pasi nje dite me pare nje qytetar shqiptar me shtetesi greke, hyri ne Greqi permes Kakavijes ne gjendje te rende shendetesore i prekur me COVID-19, cka u shtrua menjehere ne Spitalin Universitar te Janines.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu