Në pràngat e Policísë, në pikën kufitare të Kakavijës ka rënë një 59-vjeçari me iniciale B.R,  pasi tentoi të kalonte doganën me heróinë me vete. Sipas Policisë 59-vjeçarit në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkótike heróinë, me peshë totale 555 gramë. Ai ishte duke kaluar kufirin me mjetin e tij personal, pasi punonte si shofer me një furgon pasagjerës.

Njoftimi i Polícisë:

Polícia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drógave të forta.

Tentoi të tràfikonte heróinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, àrrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet dy pako me Heróinë, gjithsej 555 gramë.

Shërbimet e Polícsë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për tràfikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Polícisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar nàrkotike heróinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetímit të Nàrkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë àrrestimin në flàgrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Tràfikim i lëndëve nàrkotike”.Featured image of article: Çantën plot me heróinë në makinën e tij, si tentoi të kalonte kufirin në Kavavijë 59-vjeçari (FOTO+EMRI)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu