Është mbyllur me rezultatin 2-1 ndeshja mes Laçit dhe Bylisit. Vendasit triumfuan dhe morën një trepikësh me shumë rëndësi, ndërsa ballshiotët vazhdojnë të mos njohin sukses për këtë vit kalendarik. Pjesa e parë nisi menjëherë me presionin e vendasve që vendosën në vështirësi mbrojtjen e Bylisit, megjithatë nuk ia gjetën të realizonin.

Me kalimin e minutave, miqtë arritën të baraspeshonin lojën dhe patën mundësitë e tyre. Ndërkohë, fraksioni u parë u karakterizua edhe nga një nervozizëm në fushë teksa u regjistruan disa kartonë të verdhë. Për t’u theksuar edhe një gol i anuluar për Laçin nga Nuazbueze, për shkak së prekjes me dorë të këtij të fundit. Sakaq, fraksioni i dytë i ndeshjes nis me në lajm të keq për Laçin. Kurbinasit humbën për shkak dëmtimi sulmuesin Nuabueze, megjithatë sërish ia dolën të gjenin golin falë Grecës që nuk fali përballë Hidit.

Por, mallakastriotët ditën të reagonin dhe barazuan falë një 11-metërshi të shënuar nga Mozone. Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë dhe 4 minuta para fundit të ndeshjes shënuan përsëri me anë të Donald Rapos, i cili ishte aktivizuar vetëm para pak minutash. Ndërkaq, në minutat e mbetura pavarësisht përpjekjeve të miqve, rezultati nuk ndryshoi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu