Në studion e TCH me gazetarin Denis Dyrnjaja, analisti Andi Bushati tha nuk është Kodi Zgjedhor problemi në Shqipëri, por lidhjet e kryeministrit me oligarkët dhe krimin.

Andi Bushati ndër të tjera shtoi se “Ne i kemi parë zgjedhjet prej 30-të vitesh në Shqipëri balanca pushtet opozitë gjithmonë luan 3, 4, 5 %. Me mënyrën se si është korracuar Edri Rama, me paratë e oligarkëve me mbështetjen e krimit dhe me kapjen e çdo institucioni të pavarur në vend, në zgjedhje ai këtë 4-5 % e transformon shumë kollaj. Pra edhe në qoftë se ne do të kishim një opozitë PD-LSI, që mund ta mundte me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Ramën, pra Rama e vjedh.

Në këto kushte që jemi të një pushteti monist me të gjitha bashkitë që kontrollohen nga Edi Rama, është e pamundur që ta mundësh Ramën me këto 4-5 përqind për ta mundur. Prandaj më duket një gjë shumë qesharake që po bëmë këtë kodin zgjedhor që na ka thënë OSBE-ja ne do ta mundim Edi Ramën. Nuk është e keqja e Shqipërisë kodi zgjedhor. E keqja e Shqipërisë është lidhja e pushtetit me krimin dhe paratë okulte. Pa prerë këto dy gjëra pushteti i Edi Ramës është i pa rrëzueshëm, e përfundoi fjalën e tij Bushati.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu