Zbulohen fakte te reja ne operacionin VJOSA te ndermarre nga Policia e Gjirokastres tre dite me pare ne fshatin Buz te Tepelenes.

I arrestuari eshte Dine Kika 40 vjec infermieri i fshatit. Sot trupi gjykues i kryesuar nga Blerta Cibuku, ka dhene masen e arrestit “Burg pa afat” per infermierin e fshatit ku sipas Policise, tre dite me pare i’u gjeten arme dhe municione pa leje si dhe nje sasi kanabisi ne automjetin e tij.

Mirepo nen driten e fakteve te reja te percjella sot ne seancen gjyqesore te mbajtur ne shkallen e pare te gjyqesorit, behet e ditur se Dine Kika ka qene teresisht i painformuar per armet qe i jane gjetur, si dhe per kanabisin. Avokati mbrojtes i infermierit te Buzit, ka pohuar sot ne seancen gjyqesore se armet e gjetura, kane qene te ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe te paprekura nderkohe qe nje arme gjahu ka qene me leje ne emer te te atit qe nuk jeton me.

Njekohesisht edhe kanabisi i gjetur ne automjet, ky i fundit nuk rezulton te jete ne emer te Kikes dhe ka qene ne rruge te madhe jashte prones se te arrestuarit. Keto argumenta te servirura nga avokati i 40 vjecarit Kika Agron Ilijazi, nuk kane mjaftuar per te dhene nje mase arresti te lehtesuar pra detyrim paraqitje, por gjykatesja Cibuku bazuar mbi argumentat e prokurorit Julijan Cafka, ka dhene masen “burg pa afat” ndaj infermierit te fshatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu