Ronela Hajati, e cila do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion, veç komenteve, vlerësimeve e kritikave për performancën e saj, nuk ka shpëtuar as nga bullizimet për peshën.

Dje, përfaqësuesja e Shqipërisë ka bërë provën e dytë në skenë dhe performanca është po ajo, ndryshe nga sa ishte komentuar këto ditë në media.

Megjithatë, krahas saj, në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, këngëtarja është ndalur edhe në komentet për peshën.

Të bullizosh njerëzit të tregon njeri të vogël. Ne duhet të jetojmë jetën, të jemi të rinj, të jemi pozitivë. Ndonjëherë themi se s`na interesojnë fyerjet, por në fakt nuk është kështu. Të flasësh për trupin është budallallëk. Unë jam këtu për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga, dëgjoje. Nëse nuk të pëlqen, fike muzikën. Nuk jam këtu për të më gjykuar dhe askush tjetër nuk është” – tha Ronela ndër të tjera në prani të mediave në Eurosong.