Bëmat dhe falsifikimet dhe manipulimet  provave në KPK nuk kanë të sosur , kemi publikuar disa herë se se Komisionerët e kanë kthyer në Pazar të pastër proçesin e Vetingut, dhe i trajtojnë subjektet sipas preferencave, ose sipas cështjeve të cilët ata kanë gjykuar.

Për këtë fakt ju kemi treguar se Brunilda Bekteshi ka favorizuar pastër gjyqtaren Anita Mici e cila ka liruar në mënyrë kriminale shtetasin  Lul Berisha, i cili ka qënë i dënuar për  disa vepra penale,  të cilat janë ekstremisht të dënueshme, si vraqsje krim I organizuar dhe trafikim i lëndëve narkotike,  për këtë fakt ka folur dhe Ambasadori Amerikan Z. Donald Lu ku e cilësoi gjyqtaren Anita Mici të korruptuar  dhe në mënyrë të çuditshmë e kalon sit ë pastër Brunilda Bekteshi.

Por falsifikimet dhe manipulimet e fakteve në subjektet  e vetingut nuk kanë të sosur dhe rasti konkret ka të bëj me Gjyqtaren Irena Brahimi për të cilën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  në datën 21.7.2020 vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi, ndërsa një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi u shpall 21.7.2020 ditë e  martë nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Por cfar ndodh me të tre  komisionerët?

Komisionerët Brunilda Bekteshi relatore ,anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici,  kanë falsifikuar vendimmarjen e tyre , kanë manipuluar faktet në vendim, ndryshë nga sa janë paraqitur në shpalljen e vendimit , pra në shpalljen e vendimit është vendosur se një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërsa në vendimin e publikuar kjo pjesë urdhëruese nuk ështëpor njëkohësisht as në arsyetim , ky fakt e bënë të pavërtet çështjen dhe të manipuluar çështjen  me Nr. 199 Akti dhe  Nr. 276 Vendimi datë , 21.7.2020  përëe subjektin e rivlersimit Irena Brahimi.

Me këtë veprim trupa gjyqësore, e drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici , mbrojnë veprimet Kriminale të Gjyqtares Brahimi e denoncuar për raste ku ajo ka dhënë pafajsi për vrasësin por njëkohësisht na  bënë dhe të dyshojmë që drejtësia është në kolaps e kapur nga krimi i organizuar dhe njerëz të cilëve sju bëjnë përshtypje falsifikimet.

Vendimi I arsyetuar dhe I falsifikuar është si më poshtë :

Konfirmimin e subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. 2. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016. 3. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik dhe/ose subjekti i rivlerësimit, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. 4. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Pra duket qartë se është fshirë pika e dispozitivit të shpallur se,  një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Ky veprim është bërë me qëllim,  pasi nëse do të lihej një çështje gjyqësore u referua për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë,ONM do të rekomandonte ankim për subjektin e rivlersimit zj Brahim,  ashtu siç ka vepruar në çdo rast tjetër analog.

Shifni vidëon dhë komëntoni cili është fajtor,  Gjyqtarja Irena brahimi ka dhënë pafajsi për drejtuesin e mjetit njgjyrë gri , në këtë aksident kanë ndërruar jetë 7 persona. (Burimi: infront.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu