Të quash një burrë ‘tullac’ është ngacmim seksual, ka vendosur një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi një punonjës u ankua se e quanin ‘tullac’. 

Tony Finn kishte punuar për British Bung Company me bazë në West Yorkshire për gati 24 vjet kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar.

Ai i çoi punëdhënësit në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se ai kishte qenë viktimë e ngacmimeve seksuale pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës Jamie King.

Finn tha se gjatë një sherri që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si një ‘tullac’.