Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se së shpejti, në vendin tonë pritet të lirohen më tej masat anti-COVID.

I ftuar në A2News, Brataj u shpreh se situate e pandemisë në vendin tonë është nën kontroll dhe ka pasur një ulje të rasteve. Sipas mjekut, në situatën në të cilën ndodhemi, sezoni veror nuk është shqetësues.

Ne kemi bërë 600 000 vaksina, por variantet e reja që lindin nuk ka kufi që t’i mbajë. Unë mendoj që jemi në një fazë kur vera nuk është më shqetësuese. Ne, duke zgjedhur një formë konstante të masave, të lehta deri në të mesme, së shpejti do të kemi lirim të masave. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe çdo javë”, deklaroi Brataj.

Në lidhje me mbajtjen e maskave, Brataj deklaroi: “Sa i përket maskave, e kemi marrë në shqyrtim disa herë këtë çështje. Këtë javë mund të ketë një vendim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu