Policia ka arrestuar nënën e foshnjes së pajetë, e cila u gjet e braktisur në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Sipas policisë, ajo është një 32-vjeçare me iniciale H.M., banuese në Gjirokastër.

E reja është shoqëruar në komisariat, ku do të japë shpjegime të mëtejshme për ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Tiranë 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një person i cili po mblidhte kanaçe, ka gjetur sot një foshnje të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte mbështjellë me çarçaf. Dyshohet se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas është hedhur në koshin e mbeturinave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu