Nga Gramoz Braho Kryetar i PEISH-se Gjirokaster

SHSSH shërbim për shtresat në nevojë apo mekanizëm për propagantën qeveritare?!

Të nderuar miq,

Pas disa takimeve që kemi patur me disa familje të grupeve në nevojë, kërkuam për të kontaktuar me institucionin përgjegjës me qëllim që të adresojmë problemet e këtyre familjarëve.
Nuk ekziston një faqe zyrtare e këtij institucioni por ashtusikurse ka zgjedhur gjithë “Rilindja” ka një adresë në rrjetin social facebook!
Asnjë informacion konkret nuk ekziston në këtë faqe, asnjë akt nënligjor për t’u referuar, vetëm propagantë politike, s’ka lënë aktivitet të Rilindjes pa shpërndarë!!🤔
Ndërkohë që sot përveç faktit që nga qyteti i Gjirokastrës po largohen masivisht njerëz jashtë Shqipërisë, një pjesë të rëndësishme zënë familjet e grupeve në nevojë të cilat vizitohen vetëm me qëllim përfitimi personal i projekteve të cilat vijnë në emër të këtyre grupimeve dhe që “vilen” nga vigjilentët e armatēs vendore të emëruar nga KÇK – ja “Rilindase”.
“Doktori” kishte rreaguar në lidhje me këto probleme duke i prekur nga afër këto familje me atë që kanë bërë gjatë gjithë fushatave zgjedhore, duke u treguar thesin e miellit si shpëtimtarin e problemeve të tyre dhe zbatimin e legjislacionit të politikave të pushtetit vendor.
Si mund të luash në vitin 2020 me bukën e gojës akoma ” Doktor”?
Ndërsa për Kryeministrin kam një pyetje, keni miratuar me V.K.M ” FONDIN SOCIAL” që me sa duket qenka një mekanizëm që funsionon si faqe FB për shpërndarjen e SHOW – ut politik të ministres Manastirlliu??

Skandalet nuk kanë të sosur për Rilindjen!

#PEISHMEQYTETARËT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu