Kryetari i PEISH-se Gjirokaster, Gramoz Braho, ne nje postim ne fb ka akuzuar pushtetin vendor per mosofrimin e sherbimit te ndricimit publik.

Ai permes nje video-je ka faktuar erresiren totale ne rruge, si dhe i ben thirrje Bashkise Gjirokaster, qe te marre masa urgjente per regullimin e problemit, aq shume te domosdoshem per qytetaret.

Gjithashtu Braho i kujton institucioneve vendore, se qytetaret e pagujne ndricimin publik ne faturat e permuajshme.

Ja postimi i Brahos:

Punëmbaruarit e Rilindjes vazhdojnë shkatërrojnë pa ju dridhur dora çdo cep të Gjirokastrës!

Nuk ka të drejtë asnjë qytetar të dali nga shtëpia nëse errësohet se, përveç ndriçimit që mungon ka dhe rrugë me pengesa ku nga sekonda në sekondë mund ta gjesh veten brenda në ndonjë grope të hapur!

Kjo video më është dërguar nga qytetar të cilët shprehin shqetësimin e tyre kur u duhet të kalojnë në lagjen 11 Janari duke ngjitur apo zbritur shkallët pranë shkollës Pandeli Sotiri në Petagogjike. Punëmbaruarit e nivelit 3D e kanë të vështirë të shohin se si përballen qytetarët me këtë situatë sepse nuk marrin mundimin ti shkelin këto rrugë me këmbë përveç rasteve kur thërret ” etja për pushtet”!

Qytetarë që edhe pse paguajnë për ndriçimin publik nuk marrin shërbim sepse janë ndriçuar nga propagandat e filmave artistik që ofron kinemaja e Bashkisë Gjirokastër. Doktor ky është realiteti, pa filtra, pa montime, pa skenar, pa regjizor, pa titra dhe për fat të mirë nuk është 3D.

Qytetarët nuk mund ti mirkuptojnë drejtorët tuaj të cilët nuk mendojnë për shërbimin ndaj qytetarëve por ndaj partisë dhe karriges të tyre. Ata mendojnë si të shkurtojnë administratën nga punonjës të cilët kanë sakrifikuar për ti shërbyer këtij qyteti për ti mbushur me militant sepse kështu e kërkon forcimi i karriges së “Kryetarëve” të rinj Rilindas, punëmbaruesve që në emër të pozicionit shfrytëzojnë institucionin i cili, nuk është i partisë por i Shqipërisë.

Doktor, show-u nuk i shërben askujt përveç ” Donkishotizmit tuaj”!

Qyteti sot ka nevojë për shërbim jo për mediokritet!

#PEISHZËRIQYTETARËVE#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu