Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, pasi harxhoi gjithe arsenalin e ”raketimit” te Bashkise dhe Kryebashkiakut te Gjirokastres, Flamur Golemit, tashme ka ndryshuar ”strategji”. Ai ka lene pas ashpersine dhe i eshte kthyer butesise. Eshte situata problematike e koronavirusit ajo qe ka zbutur Brahon, deri aty sa te sygjeroje edhe masa konkrete bashkise se qytetit te gurte.


Ja shkrimi i Brahos: Drejtuar Bashkisë Gjirokastër! Në kuadër të situatës të krijuar nga COVID 19 Partia për Europianizim dhe Integrim (Dega Gjirokastër) duke e ndjekur me përgjegjshmëri dhe me interes maksimal këtë “Luftë” të cilësuar tashmë nga Qeveria, po i drejtohet Bashkisë Gjirokastër publikisht me një propozim konkret për shtresat në nevojë. 1. Të pajisen shtresat në nevojë me një numër unik (kartë sociale) e cila të ketë në llogarinë e këtyre familjeve një shumë të ardhurash me qëllim që këto shtresa ta përdorin për blerjet në supermarket dhe blerjen e ilaçeve që u nevojiten. Kjo do ti japi mundësi familjeve të kategorive në nevojë të përdorin këto numra unik (karta sociale) për shpenzimet e domosdoshme në këto kohë të vështira. Do shmangi gjithashtu kontaktin e shume grupeve të terrenit me njerëzit duke i mbrojtur të dyja palët nga armiku i padukshëm që na ka izoluar. Do shmangi #DOKTORPAKOSHOW# emisionin javor të faqes së Bashkisë Gjirokastër. Te familjet e kategorive në nevojë të cilat duhet të jenë të listuara ashtu si duhet dhe që vërtet e meritojnë të trajtohen, do ketë një dritë jeshile duke mos ju dorëzuar armikut tonë të përbashkët javës që vjen! Bashkia ka gjithë logjistikën e mjaftueshme që këta numra unik ( Karta Sociale) të mbyllen dhe të shpërndahen brenda maksimumi 1 – jave, mjafton vetëm dëshira dhe vullneti i mirë për ta zbatuar duke hequr dorë nga #REALLYSHOW!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu