Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetarë,

Nuk kam fjalë të përshkruaj diçka të tillë në një rrugë e cila jo vetëm është segmenti kryesor që të çon në pazarin karakteristik të Gjirokastrës por edhe një burim i sigurt aksidenti!

🛑 Asnjë tabelë paralajmëruese!

🛑 Asnjë sinjalistikë e cila paralajmëron ngushtim rruge!

Thirrje organeve kompetente, një moment lerini strukturat e partisë se njerzit nuk kanë asnjë borxh që të aksidentohen!
Po e sakatoni Gjirokastrën, duke e lënë në ditë të hallit me rrugë të shkatërruara, pa driçim publik, me koshat e plehrave që pastrohen një herë në javë, mburreni me ” Sfilata artistike”

Ky segment ka pothuajse 4 – ditë në këtë gjendje, përgjegjësi kryesor është bashkia pasi kjo rrugë është në juridiksionin e saj.
Bashki me ” Doktor” drejtues, me administratorë në hije dhe me drejtorë që ” sklehasen” duke u gajasur nëpër lokalet përballë kësaj grope, vetëm Rilindja mund të ketë!

Aksidentet e krijuara do jenë faturë vetëm e drejtuesve ” në hije” .
Turp që një qytet me vlera të katandiset në këtë ditë nga drejtues të cilët mendojnë si të fuqëzojnë klanet e tyre për të mbajtur karriget!

🕖 Ora juaj po vjen, duhet të jepni llagari përpara popullit të Gjirokastrës për dëmet e panumërta që i keni shkaktuar në 365.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu