Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ne nje deklarate per shtyp ka bere me dije shqetesimet e komunitetit qe ai perfaqeson.

Per me shume ndiqni te plote deklaraten e tij:

Deklaratë për shtyp! Duke ju referuar ligjit Nr. 119/2014, Për të drejtën e Informimit, Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë i është drejtuar nëpërmjet një shkrese zyrtare Bashkisë Gjirokastër për informacion të detajuar në lidhje me, punësimin, arsimin, legalizimin e banesave, të pakicës Egjiptiane në Bashkinë Gjirokastēr. Ashtu si e kemi paraqitur i jemi referuar gjithë bazës ligjore për të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këto informacione të cilat ky institucion i ka detyrim ligjor.

Me sa duket Bashkia tregon haptazi se nuk i intereson zbatimi i ligjit e për më tepër tregon haptazi se funksioni i administratorit të kësaj bashkie qenka “Privatizuar”. Edhe njëherë për të qënë transparent me qytetarët, Bashkia ka detyrim ligjor të përgjigjet në rrugë ligjore dhe zyrtarisht shkresave të adresuar në adresë të saj. Ne do vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore për të vendosur para përgjegjësisë përgjegjësit dhe shkelësit e ligjit, të cilët mendojnë se shfaqet me “sete fotografike” sjellin dobi për qytetarët.

Kërkojmë reagim pozitiv nga organet kopetente, kërkojmë reagim në lidhje me shkeljet që po i bëhet ligjit sikur ky ligj mos ekzistonte! Dhe njëherë pushteti lokal tregoi se është një fasadë e krijuar me vota personale duke uzurpuar karriget për interesa personale duke qënë brenda një emëruesi të përbashkët, KÇK! I bëj thirrje publike gjithë komunitetit Gjirokastrit për të parë qartazi se si po sillen drejtuesit e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, në mënyrën më skandaloze duke abuzuar me pozicionin dhe duke u sjellë në mënyrë të tillë sepse mendojnë se meqë kanë kapur “mat” disa nëpërmjet punësimit e duke luajtur me bukën e fëmijëve të këtyre familjeve, do u mbyllin gojën! STOP maskaradës ndaj qytetarëve, PRO transparencës dhe shërbimit qytetar! Do jemi pranë ç’do qytetari, ç’do familje Gjirokastrite! #PEISHZËRIJUAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu