Nuk ka pritur, por ka ”qendisur” nje Leter te Hapur ndaj Bashkise Gjirokaster. Behet fjale per Kryetarin e PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho. Ne letren e tij Braho kerkon nga Bashkia ne fjale, arsyen e mosstrehimit me banese saociale dhe mospajisjen me kontrata te qirase sociale per perfaqesuesit e komunitetit qe ai perfaqeson.

Per me shume ndiqni te plote letren e hapur te Brahos:

Drejtuar Bashkisë Gjirokastër!

Meqënëse institucioni i Bashkisë Gjirokastër, informacionin ndaj qytetarëve e ka të rezervuar po i drejtohem nëpërmjet rrjeteve sociale dhe portaleve mediatikë lidhur me një çështje sensitive e cila prek një kategori të gjerë të popullsisë duke parë dhe situatën ekonomike në të cilën po jetojmë!

Problemi i Strehimit, një nga problemet që ka shqetësuar shumë familje të cilat presin minimalisht edhe një përgjigje sado të vogël nga Bashkia në lidhje masat që po meren nga ky institucion si dhe nga i ashtëquajturi “Këshill Bashkiak”!! – Banesat sociale – Banesat e specializuara – Fondi publik i banesave sociale – Grantet e menjëhershme – Kontratat e qirasë sociale Janë miratuar kreditë me kushte lehtësuese jo më larg se vitin e kaluar, ç’farë është bërë me këto kredi??!!

I nderuar “Doktor” nuk jam kundra mbrojtjes së mjedisit, keni plan për lulishtet por po ju bëj me dije se institicioni juaj nuk ka një plan për strehimin, ç’ka do të thotë se në mandatin tuaj këta njerëz duhet mos të lodhen duke ngjitur e zbritur shkallët e institucionit tuaj. Meqë ra llafi për reduktim të organikës për nënpunësit që “dredhin” zinxhirin me sa duket zyra e strehimit nën drejtimin tuaj do jetë me pushime! #PEISHZËRIYNË#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu