Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ka shperrthyer me indinjate te pamate ndaj OSHEE-se rajonale te Gjirokastres. Shkak eshte bere terrori i punonjesve te OSHEE-se ndaj banoreve te lagjes ”Cfake”.

Ja shkrimi denoncues i Brahos:

Të nderuar miq! Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në lagjen “Cfakë”. Të “armatosur” deri në dhëmbë punonjësit e OSHEE, kanë terrorizuar banorët e lagjes “Cfakë”, ku në çdo veprim që kryenin përsërisnin pa pushim se është urdhër i ” lart madhnisë” drejtorit të Qarkut.

Kjo është për të ulëritur, kur çmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon, kur të vjedhin natën dhe të qajnë ditën, nuk mjafton kjo por vijnë dhe derë më derë me lista partie, po po miq mos u habisni, me lista partie dhe po bëjnë presion haptazi me urdhër nga drejtori! Skandal!! Gjirokastra nuk meriton një administrim të tillë të një institucioni i cili është më i rëndësishëmi në Qark. Turp që akoma në 2020 të krijohet presion nëpër banesa me lista partie, nuk ka vend për justifikim!

Partia për Europianizim dhe Integrim do denoncojë çdo rast dhe do jetë në çdo kohë me qytetarët! #PEISHZËRIJUAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu