Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ne nje shkrim ben me dije shqetesimin e tij per ate qe po ben Bashkia Gjirokaster. Sipas Brahos po hiqen nga puna njerez familjar.

Per me teper ndqini shkrimin e tij:

Të nderuar miq, sot ashtusikurse e kemi lajmëruar edhe më herët Bashkia Gjirokastër ka bërë shkurtime në masë me pretekstin e ristrukturimit të organikës. Me “bekimin” e Këshillit Bashkiak ajo ka “Korrur” sot një masë të madhe të kryefamiljarëve të cilët ishin punonjës në agjensitë e ndryshme në varësi të Bashkisë Gjirokastër. Të thuash se kjo vjen për shkak se po “kursehet” është pa vlerë, kur shikon se “Doktori” e ka mbushur administratën me njerëz të afërt dhe familjarë. Flasim për Meritokraci por ajo me sa duket është fidan që ende nuk e keni mbjellë “Doktor” sepse ju e keni mbushur administratën me gjithë të afërmit tuaj dhe të jemi të sinqertë, keni privuar dhe socialistët e vërtetë duke ja u lënë ” seen” kërkesat e tyre! Janë punonjës që kanë vite eksperiencë në administratë dhe në vend që të vlerësohen si ekspertë ata sot pushon nga puna pa keqardhjen më të vogël! Bashkia nuk është një biznes privat ku mund të “qerasen” shokët me vende pune, është institucion i cili është i qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Të rreagojmë sot e nesërmja do duket shumë e largët! #PEISHZËRIJUAJ#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu