Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetar!

Një nga shqetësimet e ngritura nga banorët e Qarkun e Gjirokastrës është shërbimi në spitalin e Qytetit të Përmetit.

Në këto ditë të vështira të krijuara nga COVID – 19 në Qarkun e Gjirokastrës, ditë kur nga të gjitha anët po vihet në rrezik jeta e qytetarëve, Deputetët e Qarkut po flenë mbi “Dafina”.

Për ata mjaftojnë vetëm “gradimet” politike! Spitali Përmetit, aty ku ka një mungesë totale të specialistave dhe mjekëve duke e kthyer këtë institucion në një kohë të tillë në një godinë “transporti” për çdo rast, duke përdorur ambulancat “Taksi” për t’i përcjellë për në spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër.

Rilindja nuk do t’ja dijë për shëndetin e qytetarëve, mjafton të firmosin shkresa karburanti pa hesap që “Taksitë” e këtij spitali të punojnë aksin Përmet – Gjirokastër.

Pse nuk ndihen Deputetët e Qarkut? Pse mjaftohen këta Deputet vetëm me emërime politike në një kohë kur pandemia po bën kërdinë në Qarkun tonë?

Ku janë premtimet për shëndetësinë? Nuk ka mjek në spitalin e Përmetit, ata pak që janë kanë dalë në pension.

Karburanti për shërbimin “Taksi” po derdhet lumë, por ky lumë, po paguhet me lekët e popullit “Rilindas” të dashur.

Pandemia na ka pushtuar Qarkun por makutëria e Rilindjes po bën ekzekutimet nëpërmjet Shëndetësisë Falas!

Të reagojmë sot, që tē marrim frymë përsëri nesër!

#PEISHZËRIQYTETARËVE#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu