Tej mase kritik, i ashper dhe ”raketues” ndaj pushtetit lokal. Behet fjale per Kryetarin e PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ku ne nje shkrim ka sulmuar diten e sotme aktivitetin e organizuar nga zyrtaret dhe pagatoret e Bashkise Gjirokaster.

Per me shume ndiqni shkrimin e tij:

Të nderuar miq! Sot Gjirokastra shpalli 21 shkurtin si fundjavën e festimit të Karnavaleve në qytetin e ngurtë. Sigurisht një event i cili duhet përshëndetur pasi përveç faktit që qytetarët shijojnë një fundjavë ndryshe ndihmon dhe turizmin vendas.

Angazhim maksimal i qytetarëve, bizneseve, shkollave fillore, vërtet për tu përshëndetur por nga ana e institucioneve lokal duket vetëm një show i radhës, aq i vakët duket interesimi i tyre sa që as një fjalim dinjitoz për të ftuar turistat vendas dhe të huaj nuk kishin përgatitur.

Organizimi zero, të gjithë po presin të investojnë bizneset dhe drejtuesit institucionalë vendor të ” këputen” duke buzëqeshur. Po si nuk doli një “Prosopullë” e pushtetit lokal të shpaloste një program tre ditor?!! Karnavale Gjirokastra ka që nga 30 qershori i 2019 po turistat për t’i vizituar spo duken ende!! #PEISHZËRIJUAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu