Nga Gramoz Braho – Kryetar i PEISH-se Gjirokaster

Kjo është shkolla “Së Bashku” në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Me fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 kjo shkollë u mbyll për restaurim dhe u premtua nga ana e Bashkisë Gjirokastër se do bëhej në një afat të shkurtër kohor për shkak, se sot, në mungesë të saj po përdoret qëndra komunitare e cila është ndërtuar për një tjetër shërbim ndaj komunitetit.

U fol e stërfol, u reklamua gjithandej se punimet kanë nisur e janë duke mbaruar!! Familjarēt janë të shqetësuar në lidhje me arsimimin e fëmijëve të tyre pasi ata po vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar në një rrugë me trafik të rrēnduar makinash, po sakrifikojnë për t’u arsimuar.

Ndërkohë qytetarët Gjirokastritë paguajnë taksë për arsimin dhe sportin, por me sa duket shiu i dendur paska ” shpërlarë” edhe premtimet për restaurimin e shkollës. Ky është realiteti, reklama për ” qarje hallesh” të qytetarëve janë fasadë, fasadë e 30 qershorit, fasadë e një pushteti të ” emëruar” . Edhe sa do presin këta qytetarë edhe sa duhet për premtimet e radhës?! Ne do vazhdojmë të mbështesim qytetarët do jemi në krah të tyre, ata tani kanë zërin e së drejtës! # PEISH#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu