Nga Gramoz Braho Kryetar i PEISH-se Gjirokaster

Të nderuar qytetar, Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë kërkon të jetë transparente lidhur me informacionin ndaj qytetarëve të Gjirokastrës. Ndryshe nga institucioni i Bashkisë Gjirokastër e cila vazhdon me teatrin e radhës në kurriz të Gjirokastritëve, ne mendojmë se, çdo qytetar duhet të njihet me adresën se ku shkojnë taksat e tyre! Dhe, pyetja për administratorin e Bashkisë Gjirokastër është e thjeshtë, KU PO SHKOJNË TAKSAT E GJIROKASTRITËVE? Taksa e sportit, ku ka shkuar për 1 – vit rresht? Biznesi i madh paguan taksë sporti, biznesi i vogël, familjarët paguajnë taksë sporti, po imvestimi për arsye të pashpjegueshme nuk është kryer! Ne i jemi drejtuar Bashkisë Gjirokastër nëpërmjet një shkrese zyrtare për arsye se, ” Drejtuesi” Bashkisë nuk do t’ia dijë për transparencë, mjafton që deputeti, ti fërkojë krahët, qytetarët duhen vetëm për votë sipas Rilindjes. Asnjë faqe zyrtare për qytetarët nga Bashkia Gjirokastër, asnjë publikim lidhur me investimet, duket sikur taksat e qytetarëve po shkojnë në shërbim të propagandës Rilindase sepse në faqet sociale të Doktorit duken vetëm takimet politike të cilat po zhvillohen vetëm me administratën e Bashkisë Gjirokastër pasi qytetarët e kanë refuzuar pjesmarrjen në Komeditë qesharake tē dy aktorëve Rilindas! Kërkojmë transparencë për qytetarēt, Rilindja po fundoset, çdo qytetar po kupton se ky lloj pushteti i cili është vetëm për ” Disa” po shkon drejt fundit, madje edhe socialistët e ndershëm kërkojnë drejtësi. #PEISHZËRIQYTETARËVE#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu