Nga Gramoz Braho kryetar i PEISH-se Gjirokaster

Të nderuar qytetarë të Gjirokastrës.

Ne si subjekt politik kemi ndjekur situatën me kujdesin më të madh duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të Gjirokastrës, me kategoritë në nevojë, me anëtarë të komunitetit Egjiptian në gjithë Qarkun e Gjirokastrës, kemi adresuar problemet e tyre në këto ditë të vështira drejt institicioneve dhe bashkë me to kemi propozuar edhe zgjidhjet nëpërmjet rreagimeve publike.

I kemi bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria me qëllim, mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit publik. Kemi folur për plan emergjent masash me efekt afatgjatë pasi nuk e dimë përfundimin e kësaj ” Lufte” e cila gjeti gjithë institucionet shtetërore të pa pregatitura! Po rreagojmë nëpërmjet këtij statusi për t’ju bërë me dije se, DISTANCOHEMI nga politikat sociale ( me lista partie) të cilat po zbatohen për komunitetin Egjiptian në Gjirokastër nga ana e institucionit të Bashkisë.

Bashkia Gjirokastër nuk disponon asnjë të dhënë minimale për këtë komunitet në Gjirokastër, për këtë institucion ky komunitet është inegzistent. Njerzit kanë nevojë për minimumin jetik, të shpërndahet ky minimum për të plotësuar nevojat minimale për blerjen e ilaçeve dhe ushqimit. Një pjesë e madhe e këtij komuniteti punojnë në punë informale dhe jetojnë me minimumin jetik!

Bashkia të bëjë publike statistikat e numrit të familjeve në nevojë që ka asistuar gjatë këtyre javëve, të bëjë publike shifrën e fondit të emergjencës, të anullojë menjëherë dy projektet e ndërtimit të parqeve publikë dhe ti vijë në ndihmë kategorive në nevojë si dhe bizneseve me karakter familjar dhe turistik. Asnjë e dhënë transparente, gjithçka në ilegjimitet, fondet nuk janë personale por janë djersa dhe mundi i qytetarëve Gjirokastrit! #Transparencëmeqytetarët#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu