Ne nje shkrim ne fb kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ka ”siluruar” kryetarin e bashkise Gjirokaster Flamur Golemin per situaten e transportit te femijeve. Braho thekson se “Bashkia Gjirokastër tregoi edhe njëherë paaftësinë për të menaxhuar situatën e transportit të fëmijëve”. Per me teper ndiqni shkrimin e tij te plote: Sot, Bashkia Gjirokastër tregoi edhe njëherë paaftësinë për të menaxhuar situatën e transportit të fëmijëve. Një takim që duhet të ishte organizuar nga Bashkia Gjirokastër me familjarët e fëmijëve ka qënë totalisht një dështim i paramenduar! Jo vetëm që s’ka pasur asnjë pikë serioziteti, por takimi ka pasur qëllim ” larjen e gojës” me qytetarët. Të nderuar, qytetarët nuk kanë nevojë për premtime por duan sigurinë e fëmijëve të tyre. Duke dërguar një përfaqësues për të mbuluar diellin me shoshë nuk bën asgjë ” doktor” thjesht po tregon haptazi se sot keni bërë krimin më të shëmtuar ndaj qytetit të kulturës, i keni marrë peng okulistin më të zo’t këtij qyteti, duke ja dhuruar administratorit diletant, Bashkisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu