Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetare.

Kjo ishte koha kur ekipet zinxhir të Luftëtarit, kishin element të cilët i siguruan qytetit të Gjirokastrës futboll për 15 – vite me emra Gjirokastrit dhe jo vetëm Gjirokastrës por Kukësit, Krujës, Peqinit, e shumë qyteteve të tjera!

Ishte koha kur qytetarët nuk paguanin taksë për sportin dhe kur fëmijët e akademisë nuk paguanin nga 50 euro!

Koha kur tifozat shkonin në stadium për të parë djemtë Gjirokastrit dhe ndiqnin Basketbollin i cili fitoi dhe titullin Kampion.

Sot qytetarët paguajnë 100 lekë çdo muaj për sportin, familjarët e fëmijëve nuk përballojnë dot shpenzimet dhe si pasojë fëmijë që qëndrojnë larg futbollit edhe pse dëshirat dhe ëndrrat e tyre për këtë sport janë të mëdha.

Të hiqet taksa për sportin nëse Bashkia nuk investon për futbollin e Gjirokastrës!

#TëreagojmëpërLuftëtarin#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu