Nga Gramoz Braho kryetar i PEISH-se Gjirokaster

Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ”shperrthen” ndaj pushtetit dhe shfaqjeve te tij primitive. Braho nder te tjera thekson, se ”Ju që po bërtisni lart e poshtë se e gjetët buxhetin e Bashkisë me zero lekë dhe po servirni vetëm spektakël në kurriz të taksapaguesve”.

Per me teper ndiqni te plote reagimin e tij:

Të nderuar miq! Meqënëse data 20 nëntor është dita e fëmijve e përcaktuar nga OKB, më lejoni të them dy fjalë për ” meritat” e pushtetit që kishin ” kurdisur” agjensitë lokale. E kuptoj rrëndësinë e projekteve që me demek u ” këputet shpirti” për konvetat ndërkombëtare. Por mos e dini gjë naiv popullin e Gjirokastrës? Ju që dini të bëni ” show” me lekët e taksapaguesve Gjirokastrit e që as doni t’ja dini për problemet e tyre. Ju që flisni për diskriminimin e që po diskriminoni jo vetëm pakicat kombëtare, por ç’do qytetar të këtij qyteti. Ju që po bërtisni lart e poshtë se e gjetët buxhetin e Bashkisë me zero lekë dhe po servirni vetëm spektakël në kurriz të taksapaguesve. Ky qytet nuk ka nevojë për spetaklin tuaj, njerzit nuk kanë nevojë as për ju, ata zgjodhën të ikin, të ikin nga ky qytet duke marrë rrugën e azilit, dhe ju lanë ju, karriget, që të tregoni se sa shumë po i “zbatoni ligjet” dhe si po “respektoni konventat ndërkombëtare”. Boll se na lodhët me këto shfaqe primitive, doni diçka serioze për tu marrë? E keni te kjo foto të nderuar administratorë të pushtetit!! Kështu po e zbatoni ju konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijve. TURP!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu