Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litri.

Çmimi i naftës në pompë shënon një rritje me 5 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 189 lekë/litri, duke shënuar një rritje me 4 lekë për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri duke shënuar një rritje me 5 lekë për litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 15 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.